VIDEO/ PL mbledh Komisionin e Diasporës, Meta: Strukturat të jenë më aktive
Partia e Lirisë ka mbledhur sot Komisionin e Diasporës, mbledhje e zhvilluar online.
Në fjalën e tij, Sekretari i përgjithshëm Tedi Blushi u shpreh se sot, kur bëhen dy javë nga arrestimi i Presidentit të PL, Ilir Meta, përcjell mesazhin e tij për një shumëfishim të aksionit në diasporë si dhe nxitja e strukturave atje që të jenë më aktive.
Blushi u shpreh se vendi ndodhet në një situatë të pazakontë, dhe për këtë duhet të vihen në dijeni edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
“Ilir Meta si sot dy javë kur rrëmbye në mënyrë terroriste nga narkoregjimi.
Ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta dhe ju përcjell mesazhin për nevojën e shumëfishimit të aksionit në diasporë, jo vetëm për t’i njohur me situatën e vështirë ku ndodhet vendi, pro edhe për të nxitur strukturat të jenë më aktive në këtë situatë të paprecedentë për partinë dhe vendin”, tha Blushi.