
Imazhe tronditëse kapin momentin kur një raketë iraniane bie vetëm pak metra larg një gruaje në qytetin Petah Tikva, në Izraelin qendror.
Incidenti ndodhi ndërsa gruaja 34-vjeçare, doli nga makina e saj dhe qëndroi pranë automjetit.
Në një video të publikuar, ajo duket se kupton diçka, duke e bërë të ngrejë kokën lart, pak sekondë para se raketa të bjerë.
Forca e shpërthimit e hedh atë në tokë, ndërsa një re tymi dhe pluhuri mbulon zonën.
Pavarësisht ashpërsisë së goditjes, gruaja arrin të ngrihet dhe të largohet, dukshëm e lënduar. Sipas mediave lokale, gruaja 34-vjeçare pësoi lëndime të rënda në kraharor.
starnews.al
Reklama
