VIDEO/ ‘Nami’ në Shkodër, asgjësohen 40 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 8 kryetarë fshatrash

Një sasi prej 40 621 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis është zbuluar dhe asgjësuar nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit të gjerë antidrogë të koduar “Koordinata”, që vijon prej disa javësh në zonat më problematike të qarkut.
Në kuadër të hetimeve, 10 zyrtarë lokalë, 8 prej te cileve kryetare fshtarash janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë lejuar kultivimin e kanabisit në zonat që administrojnë.
Aksioni i fundit është përqendruar në territorin e bashkive Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës, ku janë identifikuar dhe asgjësuar parcela të mbjella në terrene të thella dhe të vështira për t’u aksesuar.
Njoftimi:
Qarku Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike
Gjatë kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 40 621 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Për shpërdorim detyre procedohen penalisht 8 kryetarë fshatrash dhe 2 roje mjedisi.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”:
R.M., kryetar i fshatit Ura e Shtrenjtë
N.V., kryetar i fshatit Ndrejaj
Gj. K., kryetar i fshatit Mollë
L.A., roje mjedisi pranë zonave të mbrojtura
Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 22 422 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre:
P.I., kryetar i fshatit Bzhetë
Gj. M., kryetar i fshatit Ducaj
M. B., kryetar i fshatit Lohë e Sipërme
Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 2 409 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.