
Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur zjarri përfshin tregun e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë.
Siç shihet nga pamjet, flakët kanë nisur në ambientet e brendshme të magazinave dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në të gjithë hapësirën.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa për shkak të sasisë së madhe të materialeve lehtësisht të djegshme, flakët janë përhapur me intensitet të lartë, duke e bërë të vështirë vënien e tyre nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.
Pas shumë orësh ndërhyrjeje, zjarri u vu nën kontroll, por ende nuk është shuar plotësisht. Herë pas here janë konstatuar riaktivizime të vatrave të zjarrit, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve.
Start News