Aktualitet dhe Lajme
VIDEO / Mësohet arsyeja pse Dumfries dhe Acuna u përplasen mes vete, holandezi e ftoi argjentinasin në tunel për t’u rrahur

Mbrëmë, në rrethin e tretë të Kampionatit Botëror të Klubeve, Interi mposhti River Plate me rezultatin 2-0 dhe siguroi kalimin në fazën eliminatore.
Por ajo që ka bërë më shumë vëmendje nga kjo ndeshje ka qenë përplasja e madhe mes Denzel Dumfries dhe Marcos Acuna.
Sherri mes lojtarëve nisi pak para fishkëllimës së fundit të gjyqtarit dhe situata u përshkallëzua shpejt.
Marcos Javier Acuña. pic.twitter.com/iOUy824qOW
— River Play Digital (@RiverPlay_OK) June 26, 2025