Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/ Merr flakë në ecje automjeti në aksin rrugor Fier-Lushnje, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri

Share

Një automjet tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët në ecje mëngjesin e kësaj të diele në aksin Fier-Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Vajkan”.

Fatmirësisht shoferi dhe pasagjeri kanë mundur të dalin në kohë nga makina, e cila është shkrumbuar pothuajse totalisht.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

E pranishme është edhe policia me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Paraprakisht, shkak dyshohet të jetë bërë një defekt në motor.

 




Huazuar nga albeu.com

Back to top button