
Izraeli ka nisur atë që e ka cilësuar si një “sulm parandalues” ndaj Iranit
Në një deklaratë të bërë mëngjesin e sotëm, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka shpallur një “gjendje të veçantë dhe të përhershme emergjence” në të gjithë vendin.
Në të njëjtën kohë, mediat iraniane raportuan se në Tehran po dëgjohen shpërthime. Deri më tani, shkaku i tyre mbetet i panjohur. Video nga Teherani tregojnë re të dendura tymi mbi zona të ndryshme të qytetit, shkruan BBC.
Sipas raportimeve, sirenat kanë rënë në të gjithë Izraelin, ndërsa familje të shumta janë drejtuar drejt strehimoreve për t’u mbrojtur.
Ushtria Izraelite (IDF) ndërmori sulmin e befasishëm përpara se t’u bënin thirrje qytetarëve të përgatiten për mundësinë e hakmarrjes nga Irani dhe të jenë gati të kërkojnë strehim.
Sipas The Jerusalem Post, IDF deklaruan në një paralajmërim kombëtar: “Kjo është një njoftim paraprak me qëllim përgatitjen e publikut për mundësinë e lëshimit të raketave drejt Shtetit të Izraelit.
starnews.al
