Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/ Irani sulmon me qindra raketa balistike Izraelin, Khamenei: Ata e nisën luftën, do t’ju shkaktojmë goditje të rënda

Share

Irani ka qëlluar qindra raketa të ndryshme balistike drejt Izraelit, në atë që Teherani e quajti fillimin e përgjigjes shkatërruese ndaj sulmeve izraelite ndaj vendit të premten në mëngjes.

“Pak çaste më parë, me lëshimin e qindra raketave të ndryshme balistike drejt territoreve të pushtuara, ka filluar operacioni i përgjigjes vendimtare ndaj sulmit të egër të regjimit sionist”, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA.

Pas kundërsulmit, udhëheqësi suprem i Iranit thotë se Izraeli nisi një luftë dhe se Teherani do t’ju shkaktojë atyre goditje të rënda.

“Regjimi sionist (Izraeli) nuk do të mbetet i padëmtuar nga pasojat e krimit të ti. Kombi iranian duhet të ketë garanci se përgjigjja jonë nuk do të jetë gjysmë e matur.”, shkroi Ayatollah Ali Khamenei në X.

Izraeli iu bëri thirrje banorëve në të gjithë vendin të qëndrojnë afër hapësirave të mbrojtura dhe të minimizojnë lëvizjen në zonat e hapura. Grumbullimet gjithashtu duhet të shmangen, sipas ushtrisë, dhe nëse lëshohet një alarm, njerëzit duhet të shkojnë në një hapësirë ​​të mbrojtur derisa të jepet një përditësim zyrtar.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button