Aktualitet dhe Lajme
VIDEO/ Gol me fanellën e Benfikës, futbollisti i Kombëtares bëhet protagonist në gjysmëfinalet e Kupën së Portugalisë

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Adrian Bajrami, është bërë sot protagonist me fanellën e Benfikës, me të cilën ka gjetur minuta në Kupën e Portugalisë, për të ndihmuar skuadrën e tij të shkojë në finale.
Në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës mes Benfikës dhe Tirsense, ai është rreshtuar si titullar nga trajneri i Benfikës dhe ka lënë shenjë jo vetëm me lojën në qendër të prapavijës, por edhe duke shënuar një nga golat e sfidës.
Në minutën e 74-t, pas një goditje nga këndi, Bajrami ishte ai i cili shtyu sferën në rrjetë, duke çuar rezultatin në 2-0 për ekipin e tij, që kishte vendosur në kasafortë gjithçka që në ndeshjen e parë të fituar 5-0.
SHIH VIDEON