Aktualitet dhe Lajme

(VIDEO) Gazetari shqiptar i bën shqiponjën serbëve që thërrasin “Kosova është Serbi” në stadium

Share

Situatë e tensionuar u regjistrua para duelit mes Anglisë dhe Serbisë të zhvilluar në stadiumin e Shalkes. Si të mos mjaftonin përplasjet jashtë stadiumit, brenda tij nuk munguan koret raciste, teksa ato që dëgjoheshin më së tepërmi ishin thirrjet e serbëve: “Kosova është Serbi”. 

Nuk kanë munguar kundërpërgjigjet, teksa ishte gazetari i “Klan Kosovës”, Arlind Sadiku, i cili teksa po raportonte live, poshtë tribunës ku qëndronin tifozët serbë, në momentin e thirrjeve, “Kosova është Serbi”, ka formuar shqiponjën dykrenare me duar, duke mos iu trembur aspak reagimeve brutale të serbëve. Për më tepër shikoni videon:  

Lexo më tej: (PAMJE TË RËNDA) Sherr brutal mes tifozëve shqiptarë dhe serbë në Gjermani 



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button