Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/ Debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës, ja shkaku

Share

Ditën e sotme, banorët e “Big Brother VIP Kosova 3” kanë qenë në qendër të një debati të tensionuar mes Xheneta Fetahut dhe Sara Kolamit. Shkak për këtë përplasje ka qenë detyra e menaxhimit të lavanderisë, e cila për këtë javë ka rënë mbi aktores nga Shqipëria.

Debati ka shpërthyer kur Sara ka ngritur zërin ndaj Xhenetës për një palë atlete që ajo po pastronte, duke e konsideruar këtë veprim si një pastrim jo të plotë. Tensioni ka arritur kulmin kur Xheneta, në një moment hakmarrjeje, ka shkuar në dhomën e gjumit dhe ka hedhur të gjitha rrobat e Sarës në tokë.

“Loja e Xhenetës kaq është”, tha Sara, teksa i tha që nuk e llogarit fare Xhenetën.

Ky veprim ka ngjallur reagime të ndryshme mes banorëve, duke përfshirë edhe Gjestin, i cili është përpjekur të ndërhyjë në situatë. Megjithatë, Xheneta nuk ka dhënë mundësi për të justifikuar veprimin e saj, duke e konsideruar atë si një përgjigje të drejtë për situatën.

 




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button