Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/23-vjeçari shqiptar sherr me stjuardesën në avion, tenton të hapë derën gjatë fluturimit, pilotët bëjnë ulje emergjente

Share

Mario Nikprelaj 23 vjeç ka tentuar të hapë derën e avionit gjatë një fluturimi nga Omaha për në Detroit pas një sherri me stjuardësën.

Shqiptari ka detyruar pilotët që të bëjnë një ulje emergjente. Fluturimi 3612 i Delta Connection, i operuar nga Skywest Airlines, u detyrua të devijonte në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, Ajova, sipas CNN.

“Më 17 korrik 2025, afërsisht në orën 6:13 pasdite, Policia e Cedar Rapids u dërgua në Aeroportin Lindor të Ajovës pas një shqetësimi gjatë fluturimit nga një pasagjer në një fluturim Skywest nga Omaha në Detroit”, tha Departamenti i Policisë së Cedar Rapids.

I riu shqiptar tashmë do të përballet me akuzat e sjelljes jo korrekte, sulm dhe ngacmim ndërsa shkaqet e sherrit të tij me stjuardesën janë ende të paqarta. Sipas Flight Ware, avioni u ul në Detroit rreth 1 orë e gjysmë më vonë sesa ishte planifikuar.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button