Vetëplagoset me armën e shërbimit punonjësi i Gardës së Republikës
Një punonjës i Gardës së Republikës është vetëplagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të premte në Tiranë. Sipas policisë 28-vjeçari është paraqitur fillimisht në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore dhe nga hetimet paraprake dyshohet se i riu është vetëplagopsur me armën e shërbimit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa nuk dihet ende nëse është i riu është vetëplagosur aksidentalisht. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.
Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Huazuar nga Lapsi.al