fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Vesa Smolica, bëhet pjesë e këtij formati televiziv në Top Channel?

Share

Vesa Smolica, ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 3” mund ta shohim këtë sezon sërish në ekranin e Top Channel.

Artistja e cila është angazhuar në muzikë, ka postuar një video ku shihet duke kërcyer me balerinin e “Dancing with the Stars”, duke na lënë të kuptojmë se do jetë pjesë e këtij formati.

Asgjë ende nuk është e konfirmuar, mirëpo ky postim na shton dyshimet. Duke qenë se shumë ish-banorë të “Big Brother” bëhen pjesë e formatit të kërcimit, me shumë gjasa edhe Vesa mund të jetë një prej tyre.

Kujtojmë se “Dancing 2” u fitua nga Enxhi Nasufi, ndërsa “Dancing 1” nga Sara Hoxha.

Mbetet të shihet sesa aftësi të mira në kërcim do ketë Vesa e sa larg do shkojë në këtë kompeticion.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button