Aktualitet dhe Lajme

Vendimi për 24 hektarët rreth Manastirit, historianët e Deçanit kërkojnë dorëheqjen e Kurtit

Share

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, konsideron se bartja e pronave te Manastiri i Deçanit me urdhër të kryeministrit Albin Kurti dhe zbatimi i tij nga Agjencia Kadatsrale e Kosovës e drejtuar nga Avni Ahmeti, paraqet sulmin më të madh juridik ndaj rendit kushtetues pas pavarësisë.

Pas analizës së bërë zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese mbi pronat e ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” e që bazën e ka në akt dhuratat dhe ligjet e kohës së Sllobodan Millosheviq, historianët e Deçanit vlerësojnë se ka ardhur koha që Albin Kurti të jep dorëheqje.

“Kosova është rasti i parë në Evropë, i cili zbaton ligjet e ish-vendit kolonial Serbisë dhe i njeh si të aplikueshme ligjet e ish-pushtetit sundues dhe rasti i pronave në Deçan është një argument i padiskutueshëm. Dorëheqja e Kurtit nga detyra e kryeministrit është më se e nevojshme dhe tepër e domosdoshme për faktin se ai shkeli mbi fjalën e tij të dhënë, e të proklamuar që mbi dy dekada, madje e rikujtojmë se ai për ditë të tera e kishte bllokuar e rrethuar Komunën e Deçanit me të vetmin qëllim që të kundërshtonte pretendimet e kreut të Manastirit të Deçanit karshi Deçanit dhe pronave publike si dhe në kohen e tij dhe nga ai vetë u lejua zbatimi i vendimeve të Millosheviqit në Kosovë”, thuhet në reagim.

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga Kuvendi i Kosovës që me procedurë të përshpejtuar të miratojë një ligj special me të cilin do t’i shpallë të pavlefshme të gjitha ligjet, vendimet, akt-faljet dhe aktet nënligjore e regjimit të Millosheviqit për Kosovën e sidomos për pronat e kishave dhe manastireve që janë ndërtuar në Kosovë gjatë periudhës 1989-1999.

 Është koha e fundit që të miratohet një ligj i tillë, pasi rasti i pronave në Deçan është precedent i rrezikshëm për Kosovën, i cili do të hapë probleme të pariparueshëm për Kosovën dhe rendin tonë kushtetuese e juridik. Në lidhje me këtë ligj vite me parë i kemi dërguar edhe një shkresë zyrtare Kuvendit të Kosovës, por kjo çështje mbeti në harrese nga përbërja aktuale e Kuvendit të Kosovës”, përfundon reagimi.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se i kanë kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës ta zbatojë vendimin e Kushtetueses lidhur me 24 hektarë rreth Manastirit të Deçanit, për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës kishte para vetes dy opsione – të zbatojë vendimin e Kushtetueses e të mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimin në Këshillin e Evropës këtë vit ose heqja e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit, andaj vendimi është marrë “duke u prirë nga arsyeja e shëndoshë”./express




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button