Aktualitet dhe Lajme
Veliaj tre orë në Apelin e GJKKO/ Zbardhen detaje nga seanca

Ditën e sotme, po mbahet seanca në Apelin e GJKKO, për shqyrtimin e ankimimit të masës së sigurisë nga Erion Veliaj po zhvillohet prej rreth tre orësh.
Kryebashkiaku i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ka kërkuar një masë më të zbutur sigurie.
Gjithashtu, kanë ankimuar masën e sigurisë dhe biznesmenët Elman Abule, Meriman Palushi, Gentjan Sula dhe Shkëlqim Fusha.
Në detajet e dala nga seanca, thuhet se për tre orë ka paraqitur argumentet vetëm avokati Ermir Beta.
Aktualisht, mësohet se po flet avokati Artur Selmani.
Më pas, do të paraqesin mbrojtjen dhe 4 biznesmenët.
Vendimi për ankimimet do të merret nga gjyqtari i Apelit Engert Pëllumbi.