Veliaj kundër Ramës, firmos shkarkimin e Anuela Ristanit/ Përplasje e fortë në Bashkinë e Tiranës

Erion Veliaj, ka firmosur një urdhër më datë 18/03/2025, ku përcakton si kryetare të re të bashkisë Sara Goxhajn, një nga bashkëpunëtoret e tij më të afërta.
Urdhëri është firmosur prej tij dhe mendohet se është firmosur nga qelia e burgut në Durrës. Urdhëri gjithashtu shfuqizon urdhërin e parë, ku Rama komunikoi se kryetarja e re e bashkisë ishte Anuela Ristani.
Por çfarë ka ndodhur?
Lidhur me këtë ngjarje, mediat raportojnë se menjëherë pas marrjes së njoftimit, kryeministri Edi Rama, ka shkuar mbrëmë në Bashki dhe ka urdhëruar protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt.
Si masë ndëshkimore, Rama ka vendosur të shkarkojë menjëherë Alban Dokushin dhe Sara Goxhajn.
Detyra i është besuar Anuela Ristanit. Tashmë çarja Rama-Veliaj, është në nivel lëvizjesh e jo më thjesht mesazhesh të koduara.