Vdekja e turistit anglez në Durrës/ E lejoi të merrte Jet Ski pa pasur leje drejtimi, arrestohet operatori turistik

Ditën e djeshme, një turist që po lundronte me Jet Ski, ka humbur jetën pranë Shkëmbit të Kavajës.
Bëhet me dije se lidhur me ngjarjen është arrestuar Luis Xhumari, operator turistik, dhe akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Sipas policisë, turisti 34-vjeç nuk kishte leje drejtimi për mjetin lundrues, ndërkohë që operatori turistik që ia kishte dhënë me qira pavarësisht këtij fakti.
Gjithashtu, raportohet se nuk i ka pajisur me veshjet e sigurisë personat që kanë marrë mjetin lundrues.
Bashkë me viktimën, në mjetin lundrues ka qenë dhe shtetasja me inicialet V. B., 31-vjeçe, banuese në Angli, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është shtruar menjëherë në spital pas ngjarjes.
Ndërkohë pritet të kryhet ekspertiza për shkakun e vdekjes së turistit, por paraprakisht dyshohet se 34-vjeçari ndërroi jetë pasi u mbyt.