Vangjeli bën paralajmërimin: Bardhin e pret fundi, Rama nuk do t’i ndahet deri në gjykatë

Share

Analisti Arian Curri dhe Lorenc Vangjeli të ftuar në nje emision televiziv patën një përplasje në analizën e tyre.

Vangjeli: Ai dialog Tik-Toku prishi seancën. Është e keqe, e shëmtuar dhe e padobishme. Paguhen për tjetër gjë. ‘Plehrë bandit dhe kriminel’ i thonin njëri tjetrit.

Curri: Je veshur si prift sot, je bërë shumë i drejtë. Vetëm batuta ecën

Vangjeli: Nuk ka asnjë lidhje institucioni i SPAK me bastin publik me Bardhin dhe vëllain e Kryeministrit, për qenien në sallë të Kryeministrit. Ajo që tha kryeministri është e gabuar, një refuzim i drejtpërdrejtë. Ngriti një bast që formalisht është i padrejtë. Vëllai nuk ka pse të ndikohet nga vëllai. Standardi që vendos kryeministri del edhe nga jeta publike.

Curri: E ka të garantuar prandaj

Vangjeli: Ki pak durim

Curri: Po ‘padre’ po

Vangjeli: Prova nuk kam, ma thotë logjika që nuk ka lidhje vëllai i kryeministrit. Kryeministri gabon kur përdor atë fjalor. Ka një sfidë të madhe, paradhënia e asaj çfarë do ndodhë nesër. Është si dy krahët e një peshoreje. Ai tha se ‘nëse unë humbas, prek fundin’.

Curri: Bardhi tha po erdhi Berisha në pushtet, lë politikën. Nuk ndodhi…

Grida Duma: Vangjel thuaje mendimin deri në fund.

Vangjeli: Do shkojë në gjykatë, pastaj se dimë

Curri: Debatin e fitoi Ina Zhupa, e dyta sot në botë politika bëhet në batuta. Braçe sot nuk bëri thjeshtë batutë, shantazhoi. Zihen me femra zakonisht, Bardhi dhe Braçe.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama

Related Articles

Back to top button