fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Vampirët e PD, skërmitën edhe një herë dhëmbët në formë “dhimbje dhe keqardhje”

Share

Nga Ilir Demalia

Vampirët e PD, skërmitën edhe një herë dhëmbët në formë “dhimbje dhe keqardhje”në funeralin e lamtumirës të Gerti Bogdanit.

A ishin këta, duke filluar që nga dy kryetarët e PD-së Luli dhe Saliu, e me aprovimin unanim të Kryesisë, Këshillit Kombëtar të PD, që aprovuan njëherë në vend të 12 në listën e Tironës në 2017 dhe pastaj e hoqën fare nga lista për deputet në 2021 dhe e larguan nga të gjitha strukturat e PD?!!

Sot dolën si gojë të shqyera krokodili duke folur për vlerat që kishte Gerti si qytetar, intelektual, komunikues, politikan e.t.c.

Sigurisht dhimbja dhe tronditja që pati qyteti i Tironës me nje djalë model në të gjitha drejtimet, tregon se si ky djalë i mrekullueshëm me plot kuptimin e fjalës, ju imponua qytetarëve të Tironës me dashuri, thjeshtësi, mirësi. Kjo është arsyeja që Tirona u trondit keq më lajmin e zi për Gertin e tyre të dashur.

Po këto vlera nuk mund të bashkejtonin me xhahilët, injorantët, primitivët, hajdutët e parasë dhe pronave publike e qytetare të Tironës që e kanë masakruar Tironën deri në shpërfytyrim, gjë që Gertit, i dhimbte në shpirt qyteti i tij dem-baba dem si një familje me vlera e Tironës dhe ndertimin e saj.  Vlera që jo rastësish paraqiteshin tek Gerti.

Tironcit kanë një shprehje: “Shko bari në rrojët.” Gertii. Megjithëse ekselent në çdo dejtim, djalë modern dhe i studiar ne Amerikë, ai kurrë nuk ju largua vlerave të familjes modhe Bogdani, dhe vlerave të qytetarisë dhe mirësisë dhe mirësjelljes tironase.

Në të kundërt u ngul thellë në këto vlera dhe me jetën e tij si model fisnikërie dhe qytetarie, intiligjence dhe burrnie i ngriti dhe më lart, në një kohë që Tironën e ka shkel në mënyrë barbare, turmat provincialiste si shkatërrim social dhe kulturor.

Gojëshqyerit e politikës së hajdutërisë dhe xhahilllikut, servilizmit dhe vanitozitet që dhe sot më shumë se për dhimbjen e Gertit, kishin shkuar për të çfaqur vanitozitetin e tyre, bënin mirë të heshtnin dhe mos të shqyenin gojët e tyre krokodiliane si vampirë dhe hijena politike.

Fytyrat dhe gojët e tyre krokodiliane, veç se ja prishën qetësinë me praninë e tyre në momentin e fundit që po largohej në amshim.

Paqe dhe dritën e përjetëshme do të keshë atje në qiell, si një YLL që do të ndriçosh nga larg errësirën e vampirëve me modelin që le.


Huazuar nga skaproblem.al

Back to top button