“Uragani juaj është uragani i lirisë”, Berisha në protestë: Jemi përballë një diktature të re

Share

Edhe pse në “arrest shtëpie”, lideri i opozitës Sali Berisha ka qenë “i pranishëm” në protestën kombëtare të zhvilluar pasditen e sotme para kryeministrisë. Nëpërmjet teknologjisë, Berisha mbajti fjalën e tij në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Berisha: Uragani juaj është uragani i lirisë. Ky 20 shkurt, dallon nga 20 shkurti i viti 1991, ne nuk kemi përballë simbolet e një diktature të bazuar në doktrinën marksiste-leniniste, por përballemi me një diktaturë të re. Kjo diktaturë bazohet në aleancën e pushtetit me krimin, trafikun e qindra tonelatave drogë dhe narko euro shqiptare e cila ka shtrirë përtokë dollarin dhe monedhën evropiane. Njëlloj si diktatori tjetër, Edi Rama ka përqëendruar pushtet në duart e tij, vjedh qytetarët shqiptarë, e do vendin pa opozitë dhe vretë shpresën. Gjatë sundimit të tij, 1 mln shqiptarë u larguan nga Shqipëria. Lideri i opozitës u arrestua si person nën hetim dhe u tentua t’i ndalohet fjala e lirë. Të gjitha këto vetëm sepse unë denoncova korrupsionin qeveritar dhe atë ndërkombëtar. Denoncova korrupsionin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij si armikun më të egër.

ne perditesim…




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button