Aktualitet dhe Lajme

Ulërimat tek “Zyber Hallulli”, Policia merr nën hetim kujdestaren për keqtrajtimin e të miturve

Share

Kujdestarja në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës pas denoncimit të ditës së djeshme në media ku shihej sesi ajo keqtrajtonte fëmijët e qendrës.

E identifikuara me iniciale A. L., 35 vjeç, dyshohet të ketë konsumuar veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Ditën e djeshme u publikua një video kur kujdestarja i ulëriste fëmijëve në qendër dhe i ushtronte presion për të ngrënë bukë. Fjalori që ajo përdor kundrejt tyre nuk është aspak i përshtatshëm, përkundrazi është kërcënues dhe ofendues.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. L., 35 vjeçe, kujdestare në një qendër rezidencale për fëmijë, pasi dyshohet në bazë të disa pamjeve filmike të publikuara në një portal, ka konsumuar elementët e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”. Vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe përgjegjësive në lidhje me rastin”, shkruan policia.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button