Aktualitet dhe Lajme

UÇK- sot është i gjithë Kombi! Jo vendim i padrejtë në emër të popullit! Protestë kundër padrejtësisë! Liri për çlirimtarët! Nga Azgan Haklaj

Share

Nga Azgan Haklaj
Pas Prishtinës dhe Hagës me dt. 17-të tetor në Tiranë do të tubohen me dhimbje e nerv por me krenari në zemër e shpirti shqiptarët nga të gjitha trojet etnike dhe nga diaspora.
Eshtë një bashkim idealist vullnetesh për drejtësi e liri njerëzore.
Eshtë modeli më brilant që jep një komb i lashtë në kontinent si ky i yni se si liria fitohet me mund e luftë, me sajrificë sublime, e po me aq mund e sakrifice mbrohet ajo dhe dinjiteti i prijësve të saj.
Kjo protestë i tejkalon më shumë se kurrë limitet e ndasitë politike pse vihet në pyetje ndërgjegjja jonë nacionale.
Vihet në prove mbrojtja e lirive themelore humane për një gjykim juridik të drejtë.
Kjo protestë mbi gjithçka konteston ata që shkelmojnë kushtetutën e shtetit të Kosovës, sepse i heq asaj alfën e saj, sovranitetin, ndërkohë që kjo kushtetutë është produkt demokratik euroatlantik.
E pra Dhomat e Specializuara të Hagës janë produkt i Kuvendit të Kosovës, por në rastin konkret paradoksalisht kanë devijuar nga qëllimi për të cilin janë ndërtuar ndaj është imperative jo vetëm ndalimi kushtetues por zhbërja e menjëhershme dhe një hetim i pavarur ndërkombëtar duhet të fillojë menjëherë!
Sot unë jam ÙÇK, je ti, jemi të gjithë ne që na rrjedh gjak i pastër në deje.
Tubimi ynë kombëtar me 17-të tetor në metropolin e trojeve tona etnike, në sheshin që mban emrin e simbolit tonë kombëtar e shtetërir Gjergj Kastrioti (Skenderbej) nuk është një akt formal dhe i ligjshëm solidariteti me liderët e UÇK-së të penalizuar padrejtësisht e izoluar çnjerëzisht në Hagë si dikur në birucat e OZNA-s, por një protestë kundër padrejtësisë njerëzore ndaj ky shesh është i vogël për të pritur lumenjtë e shqiptarëve që do të derdhen drejt tij.
Atë shesh me dt 17-të tetor e zmadhon emri i madh Skenderbej dhe kurora jemi ne-sepse sot kemi arsye më shumë se kurrë të jemi të gjithë UÇK!


Start News

Reklama
Back to top button