Aktualitet dhe Lajme

U tall me pasagjerët duke thënë se kishte bombë në çantë, gruaja nxirret nga aeroplani përpara nisjes

Share

Një incident i pazakontë ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar Soekarno-Hatta në Xhakarta të Indonezisë, ku një grua e moshuar është nxjerrë nga aeroplani pak para nisjes, pasi bëri një deklaratë të rreme për praninë e një bombe në çantën e saj.

Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentin kur gruaja, e shoqëruar nga punonjës të sigurisë dhe personel i aviokompanisë, largohet qetësisht nga avioni, duke marrë sendet e saj personale, pa bërë asnjë koment.

Ngjarja ndodhi pasi e moshuara, i kishte thënë një stjuardeseje se kishte një bombë në bord. Kjo deklaratë aktivizoi menjëherë protokollet e sigurisë. Stafi njoftoi pilotin dhe autoritetet përkatëse, të cilat reaguan pa vonesë.

Pas verifikimeve të kryera nga autoritetet, u konstatua se gruaja nuk mbante asnjë mjet të rrezikshëm me vete. Incidenti është trajtuar si një alarm i rremë, ndërkohë që nuk është bërë e ditur nëse ndaj saj do të ndërmerren masa ligjore.

Autoritetet ajrore u bëjnë thirrje udhëtarëve të mos bëjnë shaka me çështje të sigurisë, pasi deklarata të tilla mund të shkaktojnë panik dhe vonesa të konsiderueshme në fluturime.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button