Aktualitet dhe Lajme
U shpall në kërkim nga SPAK për krime zgjedhore në Kukës, arrestohet Kalosh Peposhi

Policia e Kukësit ka arrestuar Kalosh Peposhin, një nga personat që u shpall në kërkim si i dyshuar për blerje votash këtë mbrëmje pas hetimit të SPAK në Kukës.
Kalosh Peposhi akuzohet tashmë nga SPAK për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 të K.Penal.
Gjatë ditës së sotme, SPAK në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve Gazmend dhe Kalosh Peposhi.
Sakaq, Policia bën me dije se po punojnë intensivisht me qëllim identifikimin e personave ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik.