Aktualitet dhe Lajme

U ribashkua apo jo me Kejsin? Stresi e zbulon një herë e mirë: Nuk jemi bashkë!

Share

Reperi i njohur, Arkimend Lusha (Stresi) është rikthyer në fokusin e mediave rozë. Këtë herë, ribashkimi me ish-bashkëshorten e tij, Kejsi, bëri bujë në media.

Komentet në rrjet vërshuan duke uruar dyshen, ndërsa asnjëri prej tyre deri më tani nuk ishte deklaruar. Megjithatë, sot, i ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, Stresi ka folur dhe ka sqaruar një herë e mirë këtë raport.

Stresi më në fund dha përgjigjen e pyetjes që po ‘mundon’ ndjekësit, nëse është rikthyer apo jo me Kejsin. Reperi deklaroi se nuk janë çift, teksa shtoi se konkretisht janë miq shumë të mirë, dhe vetëm kaq.

Reperi u shpreh me fjalët më të mira, respektin dhe mirënjohjen për Kejsin dhe kohën që kanë kaluar sëbashku, duke theksuar se sot ruajnë një raport si dy miq të vjetër.

“Ne jetojmë larg, ne po të ishim bashkë nuk do të jetonim njëri në Tiranë dhe njëri andej. Besoj është logjike, çfarë është e rëndësishme përpos respektit, e kam deklaruar gjithmonë. Nuk ka shanse, për mua mbetet një nga femrat më uau, duhen duartrokitje sepse është e rrallë që të gjesh një femër aq të edukuar, aq të zgjuar, aq familjare, aq të përkushtuar. Mua më është përkushtuar 200% për aq sa kemi qenë bashkë dhe prandaj gjithmonë e them që duhet ajo dera hapur, mos të grindemi. Shiko ku kemi arritur, që takohemi pas kaq shumë vitesh dhe respektohemi si dy miq të vjetër.

Po, patjetër që po. Unë kam jetën time këtu, ajo ka jetën e saj atje. Komentet kanë qenë pafund që ishalla, por jemi në një periudhë ku e vendos ligji i natyrës. Jeta është ashtu, i keni parasysh filmat turk gjithmonë çiftet nuk përfundojnë. E pranojmë që nuk jemi bashkë, e ka pranuar ajo dhe e kam pranuar edhe unë. Edhe tek kopertina ne e kemi sqaruar. Ne jemi të rritur dhe e kuptojmë që është një marrëdhënie që ka largësi, nuk mund të vendosësh asgjë në distancë. Konktretisht jemi shumë miq të mirë dhe kaq.”, u shpreh Stresi.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button