Aktualitet dhe Lajme

U la jashtë europianit nga Sylvinho, sulmuesi reagon në prag të sfidës ndaj Spanjës

Share

Shqipëria luan nesër në orën 21:00 sfidën e fundit në grup ndaj Spanjës. Kuqezinjtë kanë misionin e vështirë që të marrin një rezultat pozitiv ndaj Iberikëve.

Spanja e ka siguruar matematikisht vendin e parë në grup dhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë pritet rotacion, ku trajneri De La Fuente pritet të aktivizojë lojtarë që nuk kanë luajtur në dy ndeshjet e para.

Në prag të kësaj sfide ka reaguar edhe sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni i cili u la jashtë europianit nga trajneri Sylvinho.

”Të gjithë bashkë, mund t’ia dalim. Forca çuna’‘, shkruan Uzuni në rrjetet sociale.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button