U kap në flagrancë duke vjedhur televizorin e një banese, arrestohet 47-vjeçari
Kapet në flagrancë duke vjedhur një televizor 47-vjeçari në Kavajë. Mësohet se është arrestuar Armand Shefiti pasi u kap në flagrancë duke vjedhur televizorin e një banese.
Bëhet me dije se Shefiti gjatë periudhës maj-qershor 2024 ka qenë autor i katër vjedhjeve të tjera në lagjet e Kavajës. Me rastin do të merret Prokuroria Durrës.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë
U kap në flagrancë duke vjedhur një televizor, në një banesë, vihet në pranga 47-vjeçari.
47-vjeçari dyshohet dhe si autor i 4 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 2 muajve të fundit.
Komisariati i Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Foreign”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi A. Sh., 47 vjeç, banues në Vlorë. Vihet në pranga shtetasi Armand Shefiti.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës maj-qershor 2024, në 4 raste, ka vjedhur në lagje të ndryshme në Kavajës.
Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Huazuar nga Lapsi.al