U gjet i hedhur në mal/ Zbardhet vrasja e fotoreporterit, autor i krimit djali i tij

Share

Djali 19-vjeçar i fotoreporterit britanik Paul Lowe, është arrestuar nga autoritetet kaliforniane, të cilat e akuzojnë për vrasjen e babait të tij më 12 tetor, në malet e San Gabriel.

Fotoreporteri britanik, i cili mbuloi konfliktet ushtarake, duke përfshirë rrethimin e Sarajevës, u gjet në një shteg ecjeje me plagë vdekjeprurëse me thikë në qafë, sipas të dhënave të zyrës së ekzaminuesit mjekësor në Los Anxhelos.

Emir Lowe i akuzuar për vrasje do të paraqitet në gjykatën e West Covina.

 




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button