Aktualitet dhe Lajme

U fut në listat e mbyllura, flet për herë të parë Iris Luarasi: Më këshilluan të kem kujdes nga njerëzit e afërt

Share

Pa dyshim që një nga emrat suprizë e listës të socialistëve për zgjedhjet e 11 Majit ishte pedagogia Iris Luarasi. Mbrëmjen e së mërkurës, kur gjithçka ishte vulosur, drejtuesia e qarkut politik për Tiranën, Ogerta Manastirliu bëri me dije se Iris Luarasi do të jetë në listat e mbyllura të këtij qarku për zgjedhjet parlamentare.

E lidhur me këtë përzgjedhje ka folur së fundmi vetë Luarasi. Në emisionin “Top Story”, pedagogia e cila në shtator do të ulet në ulësen e Kuvendit u shpreh se ndonëse është në listën e të “sigurtëve”, kjo nuk do të thotë që s’do të “luftojë” për të mbledhur sa më shumë vota me qëllim që forca politike ku dhe ajo bën pjesë tanimë të ketë sa më shumë mandate.

Teksa ka bërë me dije këshillën që një prej njerëzit e saj të afërt i kanë dhënë, Luarasi gjithashtu tha se lajmi për kandidimin e saj në listat e mbyllura iu komunikua nga vetë Manastirliu dhe jo nga kryesocialisti Edi Rama.

Iris Luarasi: Një mikeshë e imja sot më tha që në fakt kur të futesh në politikë duhet të rruhem nga ata që ke afër, më shumë se sa nga ata që ke përballë. Nuk e di kjo është hera ime e parë publikisht dhe praktikisht në politikë, mund të jetë dhe kështu e vërteta.

Unë mendoj se nuk do të rri meqenëse jam në një listë të mbyllur edhe të shoh se si të tjerët vuajnë për të marrë vota, përkundrazi unë mendoj se kur bëhesh pjesë e një formacioni politik është detyra e të gjithëve si atij që është i pari në listë dhe atij që është i fundit ta bëjë njësoj luftën. Lufta është njësoj, si kur je jashtë dhe brenda listës se ti ndihmon që të ketë më shumë njerëz nga lloji jot aty brenda. Unë mendoj se ky është një cikël. Gjithmonë i kam parë gjërat që kanë një fillim kanë një fund. Edhe cikli im politik do ketë një fillim do ketë fundin e tij dhe duhet të pranosh çdo gjë.

Grida Duma: Kush ta komunikoi Edi Rama vetë?

Iris Luarasi: Jo, jo nuk ma komunikoi Edi Rama. Komunikova me Ogerta Manastiruliun.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button