Aktualitet dhe Lajme

U ekzekutua nga bashkëshorti bashkë me dy fëmijët, shqiptarja ishte nga Korça dhe me profesion mësuese, reagojnë fqinjët

Share

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ditën e sotme, pasi një rreshter i policisë së Nju Jorkut, eliminoi gruan e tij shqiptare dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten.

Departamenti i Policisë në Clarkstown, i identifikoi viktimat në vrasje-vetëvrasje si 49-vjeçari Watson Morgan, gruaja e tij Ornela Morgan, 43- vjeç dhe dy djemtë e çiftit, 10 dhe 12-vjeç.

Autoritetet thanë se të katër kishin plagë me armë zjarri dhe një pistoletë u gjet në vendngjarje.

Trupat e tyre u zbuluan nga policia, vetëm pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, një periferi të qytetit të Nju Jorkut, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.

“Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson eliminoi gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Policisë në Clarkstown.

Watson, ishte një oficer në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut për shtatë vjet.

Më pas ai iu bashkua forcës së policisë në Bronxville, që ndodhet në Westchester County, në vitin 2007 dhe u promovua në rreshter në 2016.

Sipas një postimi në Twitter nga llogaria zyrtare e Educators of New York, Ornela Watson, ishte një mësuese e shkollës publike në qytetin e Nju Jorkut.

Një fqinje e familjes, e cila kërkoi të mos i përmendej emri, tha për New York Post, se komuniteti kishte mbetur i tronditur.

Kurrë në një milion vjet nuk do të prisja që ai të bënte diçka të tillë”, tha gruaja.

Fëmijët ishin gjithmonë këtu duke luajtur jashtë, dhe nëna e tyre ishte thjesht personi më i ëmbël që kemi takuar ndonjëherë… Jemi në shok. Të gjithë në këtë komunitet janë të tronditur”.

Shefi i policisë së Bronxville, Christopher Satriale, tha në një deklaratë se tragjedia e la departamentin me “zemra thellësisht të thyera për humbjen e pakuptimtë të jetëve të pafajshme”.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button