Aktualitet dhe Lajme

U arrestua pak kohë më parë, kush është ish-efektivi i policisë që i doli emri edhe te mega-operacioni “Ura” (EMRI+FOTO)

Share

Ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Altin Morina, rezulton i përfshirë në mega-operacionin e fundit të koduar “Ura”.

Emri i tij del sërish në hetime, këtë herë si bashkëpunëtor i grupeve kriminale, sipas dosjes së fundit të zbuluar nga autoritetet.

Morina u arrestua më 4 prill 2025, pasi ishte në kërkim nga SPAK për një çështje tjetër penale.

Megjithatë, hetimet e reja e lidhin atë edhe me aktivitet kriminal në një tjetër rast të ndarë nga ai i mëparshmi.

Operacioni “Ura”, i zhvilluar nga strukturat e posaçme antikorrupsion dhe forcat e rendit, ka vënë në shënjestër një rrjet të gjerë të përfshirë në veprimtari të paligjshme, ku përfshirja e efektivëve të policisë e bën edhe më të rëndë situatën.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button