Aktualitet dhe Lajme

U arratis me të dashurin pasi ai i plagosi ish-burrin në prani të të birit, Gjykata e Fierit jep “arrest me burg” për Melisa Hoxhallarin

Share

Gjykata e Fierit, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Melisa Hoxhallarin, 29-vjeçaren e përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 5 janar pranë zonës së njohur si “Zogu i Zi” në Fier.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Alfred Konomi, prokurorja Elona Gixhari dhe avokatja Anisa Varfi.

Hoxhallari u shpall në kërkim pas incidentit, ku i dashuri i saj, Klement Beqaj, plagosi me armë zjarri bashkëshortin e saj, me të cilin ajo kishte edhe një fëmijë.

Pas disa javësh në arrati, 29-vjeçarja, u arrestua dhe tashmë është transferuar në burgun e Pogradecit.

Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm për masën e sigurisë, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button