U abuzua nga babai/ Nëna e vajzës së mitur flet mes lotësh: Do bëhem e fortë për 7 fëmijët e mi, jemi pa strehë dhe bukë, jam bërë të mbytem në lumë…

Ngjarja e bërë publike vetëm pak më parë në Fier, tronditi opinionin publik, pasi një 36-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka abuzuar s*k*ualisht me vajzën e tij vetëm 12-vjeçe.
Në dëshminë e dhënë për mediat, mamaja e vajzës ka rrëfyer se nuk kishte asnjë dijeni mbi ngjarjen, ndërsa bën me dije se ka mësuar në polici se e bija është abuzuar që kur ishte vetëm një vogëlushe vetëm 5-vjeçare.
Ndërkohë 30-vjeçarja në këtë situatë të rëndë, ka mbetur edhe mes 4 rrugëve. Nënë e 7 fëmijëve, në një banesë në ruajtje, ajo nuk ka asnjë të ardhur financiare.
Mes lotësh ajo apelon për dënim të ashpër për bashkëshortin dhe për ndihmë nga institucionet.
“Dua një komunikim me vajzën, ma kanë çuar në Tiranë për një muaj, dua ta shoh ta takoj. Më ka rënë dhe një hall i madh sepse burri mbante familjen. Shtëpia ku banojmë nuk është e jona. Kërkoj ndihmë nga shteti për strehim, sepse unë nuk punoj dot sepse kam fëmijët, nuk kam asnjë të ardhur, jam të mbytem në lumë, jam mes katër rrugëve. Do bëhem e fortë për fëmijët e mij, por kërkoj ndihmën e shtetit dhe çdo shqiptari që ka dëshirë të ushqej fëmijët”, tha ajo.
Dëshmia e nënës së vajzës së përdhunuar:
“13 vite jam e martuar. Vajza nuk më tregonte por ishte agravuar sa iku nga shtëpia. Shkova në polici, atje i mora vesh të gjitha, më ra si bombë. Vajza ka kaluar ne depresion, ka thënë që 5-vjeçe në Gjermani. Burri mbante ekonominë e shtëpisë. Të kalbet në burg dhe të marri dënimin e duhur. Ngjarjen e mora vesh në polici.
Vajza ishte hedhur nga dritarja kishte shkuar te komshia, ishte lajmëruar policia. Nuk e dija arsyen pse kishte ikur. Vajza i kishte treguar të gjitha çfarë i kishte bërë babai. Ai mund të më vriste dhe në gjumë, ku dija gjë unë. Me mua vajza nuk fliste, vetëm ishte e agravuar me vëllezërit dhe motrën. E merrja me të mira por nuk tregonte. Kam 7 fëmijë, më ka ikur mendja për vajzën mezi i kam rritur.
Burri herë blinte herë jo, por shtyheshim. Më ra halli madh me vajzën, por edhe nuk kam strehë as të ardhura. Bukë nuk kam për fëmijët, ju lutem ju përgjërohem më ndihmoni të kem një strehë afër. Ai që më p*rdhunoi vajzën të marri dënimin e merituar, unë i dhurova 7 engjëj. Ishim në Gjermani dhe na kanë kthyer”, tregon bashkëshortja e 36-vjeçarit.