
Autoritetet e Stambollit: Dyshohet se do të kryenin sulme gjatë festave të fundvitit, 22 të tjerë në kërkim
Autoritetet turke kanë ndaluar 115 të dyshuar të Shtetit Islamik, pasi dyshohet se do të kryenin sulme gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Lajmi u konfirmua nga zyra e kryeprokurorit të Stambollit.
Bastisjet masive janë kryer në 124 vende të ndryshme të Stambollit, ku janë konfiskuar armë zjarri, municione dhe dokumente të dyshimta.
Zyrtarët kanë thënë se mbështetësit e IS-it kanë qenë duke planifikuar në mënyrë aktive sulme nëpër Turqi këtë javë, sidomos kundër atyre që nuk i përkasin besimit islam.
Ndërkohë, policia turke bëri me dije se po vijon puna për kapjen e 22 personave të tjerë.
starnews.al
Reklama