Trump tallet me Zelenskyn: Nuk është aq i rëndësishëm që të jetë në takimet me Rusinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ai nuk mendon se është “e rëndësishme” që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të jetë i pranishëm në bisedimet e paqes me Rusinë.
Duke folur në Fox News, Trump tha për Zelensky, “Unë nuk mendoj se ai është shumë i rëndësishëm të jetë në takime”.
Presidenti amerikan shtoi: “Ai e bën shumë të vështirë arritjen e marrëveshjeve.”
Ndërsa për kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe presidentin francez Emmanuel Macron tha se “nuk kanë bërë asgjë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë me Ukrainën”.
Trump u pyet për takimet e tij të ardhshme me Starmer dhe Macron dhe e ndërpreu biseden duke thënë: “Ata nuk bënë asgjë…asnjë takim me Rusinë!”
“Macron është një mik i imi”, vazhdoi ai, duke shtuar se Starmer ishte “një djalë shumë i mirë”, por asnjëri prej tyre nuk ka bërë asgjë.