Aktualitet dhe Lajme

Trump në samitin e NATO-s: Takova liderë të jashtëzakonshëm, ishte një takim historik

Share

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas përfundimit të Samitit të NATO-s, duke e cilësuar pozitiv takimin me aleatët perëndimorë. Në një postim në rrjetin social Truth Social, ai u shpreh i kënaqur me diskutimet dhe pritjen që i bënë liderët e vendeve anëtare.

“Çfarë njerëzish të shkëlqyer takova në NATO, përfshirë disa nga liderët më të jashtëzakonshëm të botës,” shkroi Trump, pa përmendur emra konkretë.

Postimi i tij vjen pasi në Samitin e NATO-s u miratua vendimi për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së për çdo vend anëtar deri në vitin 2035. Krerët e 32 shteteve anëtare u mblodhën nën sfondin e kërcënimit të shtuar nga Rusia dhe presionit të vazhdueshëm nga Trump për forcimin e mbrojtjes kolektive dhe përshtatjen e NATO-s me sfidat e reja globale.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button