Aktualitet dhe Lajme

Trump mesazh të qartë për shtetet anëtare të NATO-s: Nëse nuk paguajnë nuk do t’i mbroj

Share

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi fjalët e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili tha ditën e djeshme se Franca mund ta shtrijë ombrellën e fuqisë bërthamore tek partnerët e saj evropian si dhe foli për shpenzimet për mbrojtje për shtetet anëtare të NATO-s.

“Ne kemi bërë shumë përparim me Ukrainën dhe shumë përparim me Rusinë gjatë dy ditëve të fundit dhe do të ishte mirë që t’i jepnim fund, në mënyrë që të mos flasim në atë mënyrë për bombat bërthamore”, tha Trump.

Presidenti amerikan përsëriti qëndrimin e tij se partnerët evropianë duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, kur u pyet nëse ai mund të tërheqë fondet e SHBA-së nga NATO.

“Është arsye e shëndoshë dhe e drejtë që nëse ata nuk paguajnë, unë nuk do t’i mbroj”, shtoi presidenti.

Trump tha gjithashtu se ai po shikon me vëmendje çështjen e ditës së sotme, kur u pyet për thashethemet se statusi i përkohshëm ligjor i 240,000 ukrainasve që ikën në SHBA mund të revokohet.

“Ne nuk duam t’i lëndojmë ata, veçanërisht ukrainasit, ata kanë kaluar shumë peripeci”, përfundoi Trump.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button