Aktualitet dhe Lajme

Trump deklaron se ai dhe Putin mund të bëjnë diçka ‘domethënëse’ për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Share

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se administrata e tij ka pasur tashmë diskutime “shumë serioze” me Rusinë në lidhje me luftën e saj në Ukrainë dhe se ai dhe presidenti rus Vladimir Putin së shpejti mund të ndërmarrin veprime “të rëndësishme” drejt përfundimit të konfliktit të ashpër.

“Ne do të flasim dhe mendoj se ndoshta do të bëjmë diçka që do të jetë domethënëse”, tha Trump.

“Ne duam t’i japim fund asaj lufte. Ajo luftë nuk do të kishte filluar nëse unë do të isha president”, shtoi ai.

Trump nuk tha se kush nga administrata e tij ka qenë në kontakt me rusët, por këmbënguli se të dy palët “tashmë po flisnin”, shkruan AP.

I pyetur nëse ai ka folur tashmë drejtpërdrejt me Putinin, Trump tha: “Nuk dua ta tregoj këtë”.

Bëhet e ditur se presidenti ka thënë vazhdimisht se nuk do të kishte lejuar që konflikti të fillonte nëse do të kishte qenë në detyrë, edhe pse ai ishte president ndërsa luftimet u rritën në Ukrainën lindore midis forcave të Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska, përpara se Putini të dërgonte dhjetëra mijëra trupa në 2022.

Trump që nga kthimi në detyrë ka kritikuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke thënë se ai duhet të kishte bërë një marrëveshje me Putinin për të shmangur konfliktin.

Presidenti gjithashtu e përqeshi Zelenskyn duke thënë se “dukej kaq trim” kur në fakt Ukraina ishte e varur nga ndihma e SHBA-së.

“Ata ishin të guximshëm, por ne u dhamë miliarda dollarë”, tha Trump.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button