Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Reagon Begaj: I tronditur nga ngjarja, lutemi që të lënduarit të shërohen

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet e tij dhe të popullit shqiptar për tragjedinë në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 51 qytetarë dhe mbi 100 të tjerë u lënduan.
Kreu i Shtetit, thotë se lutjet e popullit shqiptar shkojnë për familjet që kanë humbur të afërmit nga zjarri që kaploi një diskotekë në qytetin e Koçanit.
“I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut. Ngushellimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut. Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit”, shkruan Begaj.
I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Ngushellimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) March 16, 2025