Aktualitet dhe Lajme

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, qytetarët shkatërrojnë lokalin e pronarit të diskos

Share

Të indinjuar nga tragjedia me 59 persona të vdekur, kanë shpërthyer protestat në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Në të njëjtën kohë, një tubim i madh proteste u zhvillua në kryeqytetin, Shkup.

Sipas mediave të Maqedonisë së Veriut, protestuesit në Koçan filluan të hedhin vezë dhe shishe në bashkinë e qytetit, duke thyer dyert dhe dritaret, duke kërkuar përgjigje nga autoritetet përkatëse për tragjedinë që tronditi qytetin.

Ata kërkuan të takohen me kryetarin Ljubço Papazov, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen.

Më pas turma është nisur drejt lokalit të dytë të pronarit të “Pulse”, diskotekës që u kthye në varr për 59 persona.

Protestuesit kanë thyer xhamat e dyqanit si shenjë proteste.

Disa mijëra studentë dhe nxënës në Shkup janë mbledhur në mesditë në sheshin e Universitetit Shtetëror “Kirili dhe Metodi” të qytetit për të nderuar 59 të vdekurit në tragjedinë që ndodhi në orët e para të së dielës në një lokal nate në qytetin e Koçanit.

Ata ndezën qirinj në kujtim të viktimave, ndërsa njoftuan se tubime të ngjashme do të mbahen çdo ditë deri më 21 mars.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button