Aktualitet dhe Lajme
Tragjedia e Koçanit, ish-ministri Bekteshi me pranga në duar dërgohet në paraburgim!

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi është dërguar në paraburgim me pranga në duar si i dyshuar për rastin e Koçanit. Bekteshi u vu në pranga si i dyshuar për rastin e Koçanit pasi nga ministria e Ekonomisë dyshohet se është dhënë licencë e falsifikuar për diskotekën ‘Pulse’.
Kutojmë se sot është protestuar në Koçan nga qytetarë të shumtë për të kërkuar drejtësi për tragjedinë, ndërsa nesër pritet të protestohet në ora 18.00 në Qendër të Shkupit.
Mësohet se protesta është thirrur nga grupi i të rinjve “Kush është i radhës?” në shenjë solidarizimi me familjarët e viktimave, por edhe si thirrje për të mos lejuar më të ndodhin ngjarje të tilla.