Aktualitet dhe Lajme
Tragjedi në alpet austriake, rrëzohet avioni i vogël, humbin jetën katër persona

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Austri ku një avion i vogël është rrëzuar në zonën malore të Pinzgau pranë kufirit me Tirolin e Veriut. Sipas raportimeve, katër personat të cilët ndodheshin në bord kanë humbur jetën.
Zjarrfikësit austriakë njoftojnë se avioni u rrëzua në një terren të vështirë, afër rrugës rurale Gerlosstrasse B165. Zona ishte me terren të vështirë çka e bëri të pamundur ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.
Flakët janë vënë nën kontroll, por shpresat për të mbijetuar janë shuar me kohë. Identitetet e viktimave ende nuk dihen.
Shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti janë të paqarta ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.