Trafikonin drogë brenda burgut në Greqi, kush janë 6 bashkëpunëtorët e Olti Dulçes

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni që u zhvillua brenda burgut të Trikallas, ku u zbulua një grup kriminel që merrej me trafikimin e drogës brenda ambienteve të burgut.
Gjatë operacionit policia greke zbuloi një grup fuste dhe tregtonte drogë brenda burgut dhe çoi në pranga 7 persona, mes tyre dy të dënuar, përfshirë shqiptarin Olti Dulçe i cili kryesonte grupin.
41-vjeçari nga Berati, Olti Dulçe është dënuar me 65 vite burg në Greqi për disa ngjarje kriminale, përfshirë edhe vrasje.
Sakaq janë bërë me dije edhe emrat e 6 anëtarëve të tjerë të këtij grupi që fusnin drogën dhe e trafikonin në burgun e Trikalas. Personat e përfshirë, ku mes tyre dhe një grua shqiptare janë: Ipokratis Kouluris 44 vjeç, Olga Koulouri 64 vjec, Eli Koulouri 41 vjec, Nikolaos Ntats 50 vjeç, Odhiseas Mpakosglou 29 vjeç dhe shqiptarja Doriana Aliu 33 vjeç.
Tregtimi i drogës në ambientet e burgut realizohej nën urdhrat e 41-vjeçarit nga Berati, Olti Dulçe. Ky i fundit kishte ngritur një grup që siguronte heroinë dhe e fshihte atë nëpër çanta.
Dy persona nga jashtë burgut i’a dorëzonin çantat tre personave të tjerë, të cilët arrinin t’i fusnin ato brenda burgut të Trikallas duke i’a dorëzuar një te burgosuri gjatë takimeve me të. Ky i fundit më pas i’a dorëzonte Dulçes, i cili e shiste drogën brenda ambienteve të burgut.
Sipas policisë greke llogaritet që grupi të ketë fituar rreth 50 mijë euro nga tregtia e drogës brenda burgut.
Gjatë kontrolleve në qelitë e dy të burgosurve, janë gjetur dhe sekuestruar 8 pako me 33.6 gram heroinë, 1 pako me 1.6 gram kokainë, 5 canta, 5 thika, 5 kapakë stilolapsi që shërbenin për peshimin e drogës, 1 celular dhe 1 fish karikuesi. Ndërsa gjatë kontrolleve tek pesë të arrestuarit e tjerë në Athinë, u sekuestrua 1 pako me 34.6 gram kanabis, 2 cigare duhan e përzier me kanabis, 1370 euro, 2 peshore dhe 5 celularë.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo
huazuar nga newsbomb.net