Aktualitet dhe Lajme

Trafik i lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë/ Lëshohen 52 urdhër arreste, sekuestrohen miliona euro pasuri

Share

Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, çoi në arrestimin e 52 personave mes Italisë dhe Shqipërisë.

Bastisja u krye nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe policisë shqiptare, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Gjithashtu, u sekuestruan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë disa milion euro.

Operacioni kishte shënjestër trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të narkotikëve, pastrim parash dhe shpërdorim të detyre.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button