Tom Doshi i përgjigjet kreut të PD: Jam në mes të Tiranës o Sali mashtruesi. S’friksohem, s’kam vjedhur popullin si ti!

Share

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Sali Berishës, i cili hodhi dyshime se është arratisur.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tom Doshi publikon edhe një foto, ndërsa i drejtohet liderit të PD, duke e quajtur atë “mashtrues”.

Kreu i PSD, thekson se “ndodhet në mes të Tiranës, duke pirë kafe mes miqsh e  jo mes paranojash”.

“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranës duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti”, shkruan Tom Doshi në Facebook.


Start News

Reklama
Back to top button