Aktualitet dhe Lajme
Tjetër ngjarje e rëndë gjatë finales së Champions! Dy skocezë u vranë në një lokal në Spanjë

Dy shtetas të Skocisë janë vrarë në një sulm me armë zjarri në një bar në qytetin bregdetar të Fuengirola-s, në jug të Spanjës, teksa po transmetohej finalja e Ligës së Kampionëve.
Sipas autoriteteve spanjolle, agresori ka qëlluar disa herë në drejtim të lokalit “Monaghans”, një bar i njohur në zonën turistike të Andaluzisë. Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje, në momentin kur shumë klientë ishin mbledhur për të ndjekur finalen evropiane për klube.
Përfaqësuesi i qeverisë qendrore në provincën e Malagës, Javier Salas, konfirmoi për BBC se viktimat dyshohet të jenë shtetas të Skocisë. Ata humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa autori u largua me shpejtësi nga vendi i krimit, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve.