Aktualitet dhe Lajme

Tjetër masakër në Gaza, Izraeli vret 26 civilë palestinezë

Share

Një sulm ajror izraelit goditi një stacion policie në Jabalia në Rripin verior të Gazës, duke vrarë të paktën 10 persona. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet lokale shëndetësore. Nga ana e saj ushtria izraelite tha se kishte goditur një qendër komanduese të Hamasit dhe grupeve të Xhihadit Islamik.

Mjekët thanë se dy raketa izraelite goditën stacionin e policisë, i vendosur pranë një tregu, gjë që çoi në plagosjen e dhjetëra njerëzve përveç 10 vdekjeve. Identiteti i të vrarëve nuk është bërë menjëherë i qartë.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë duke iu referuar me sa duket të njëjtit incident se sulmoi një qendër komandimi dhe kontrolli të operuar nga Hamasi dhe grupet aleate të Xhihadit Islamik në Jabalia, të cilat militantët e përdornin për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme kundër forcave izraelite.

Ai akuzoi grupet militante palestineze për shfrytëzim të civilëve dhe pronave civile për qëllime ushtarake, një akuzë që Hamasi dhe fraksionet e tjera e mohojnë.

Autoritetet lokale shëndetësore thanë se sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 16 persona të tjerë në sulme të veçanta ajrore në të gjithë enklavën, duke e çuar numrin e vdekjeve të së enjtes në 26.

Që nga rënia e armëpushimit të janarit më 18 mars, sulmet izraelite kanë vrarë më shumë se 1,900 palestinezë, shumë prej të cilëve civilë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, dhe qindra mijëra janë zhvendosur pasi Izraeli pushtoi atë që ai e quan një zonë tampon të tokës së Gazës.

Përpjekjet e ndërmjetësve arabë Katari dhe Egjipti, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, deri më tani kanë dështuar të pajtojnë mosmarrëveshjet midis dy palëve ndërluftuese, Izraelit dhe Hamasit.

Sakaq, Protestuesit pro-palestinezë u mblodhën në Universitetin Yale për të protestuar ndaj një vizite të ministrit të sigurisë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir. Sipas raportimeve, rreth 200 demonstrues u mblodhën dhe u ngritën tetë tenda. Protestuesit u përpoqën ti bënin një pritë zyrtarit izraelit por nuk arritën të përballeshin me të.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button