Aktualitet dhe Lajme
Tiranë/ I mori mbi 200 mijë euro të riut për ta bërë “bullgar”, arrestohet 38-vjeçari
Policia e Tiranës, ka vënë në pranga shtetasin Lorin Xhelilaj, për shkak se dyshohet se ka përvetësuar 215 000 euro, nëpërmjet skemës së mashtrimit.
Nëpërmjet mashtrimit, 38-vjeçari ka përvetësuar shumën 215 000 euro, nga një 26-vjeçar,me pretekstin se do t’i siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.
Gjatë hetimeve dhe kontrolleve të kryera në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar 108 600 euro.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e veprimtarisë së të arrestuarit.