Thomas Frank emërohet trajner i ri i Tottenhamit

Thomas Frank është trajneri i ri i Tottenham Hotspur, me klubin që ka konfirmuar ardhjen e tij përmes rrjeteve sociale. Trajneri danez ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë në krye të ekipit deri në vitin 2028.
Frank i bashkohet Tottenhamit pas një eksperience të gjatë dhe të suksesshme me Brentford, ku punoi fillimisht si ndihmës trajner nga viti 2016 dhe më pas mori drejtimin e skuadrës.
Nën drejtimin e tij, Brentford u ngjit nga Championship në Ligën Premier, duke u konsoliduar si një skuadër konkurruese në elitën e futbollit anglez.
Në stafin teknik të tij te Spurs do të përfshihen bashkëpunëtorët e tij të afërt nga Brentford: Justin Cochrane (ndihmës trajner), Chris Haslam (ndihmës trajner), Joe Newton (analist teknik). Gjithashtu, Andreas Georgson, që vjen nga Manchester United, do të bashkohet si ndihmës trajner i ekipit të parë.
Frank vjen si pasardhës i Ange Postecoglou, i cili u shkarkua pas një sezoni të zhgënjyeshëm në kampionat, ku Spurs e mbyllën në vendin e 17-të, pavarësisht se fituan Ligën e Evropës.
We are delighted to announce the appointment of Thomas Frank as our new Head Coach on a contract that runs until 2028.
Welcome, Thomas! 🤍
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) June 12, 2025